Londër, shpërthimi i një autobusi shkaktoi panik, por kjo ishte skenë filmike (VIDEO)

Edhe pse autoritetet lokale më herët kishin paralajmëruar për këtë ngjarje, shpërthimi i autobusit gjatë xhirimit të filmit në Londër për disa momente ka shkaktuar panik dhe frikë në mesin e qytetarëve të cilët nuk e dinin se çfarë po ndodhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e qytetit menjëherë pas shpërthimit përsëritën paralajmërimin se shpërthimi i autobusit nuk është sulm terrorist, por skenë e filmit “The Foreigner”, ku rolet kryesore i interpretojnë Jackie Chan dhe Pierce Brosnan

Shqetësimet e tyre për shpërthimin dhe skenat me zjarr në qendër të Londrës qytetarët i shprehën përmes qindra mesazheve në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

Shumica kritikuan autoritetet lokale se nuk kanë informuar në mënyrë adekuate opinionin në një kohë kur njerëzit janë veçanërisht të shqetësuar për shkak të frikës së sulmeve terroriste, duke shtuar se skena e sotme në veçanti ka shkaktuar frikë tek fëmijët.

Shumë londinezë kujtuan serinë e sulmeve terroriste në vitin 2005 ku u vranë 52 persona, dhe një nga sulmet ishte shpërthimi i një autobusi në qendër të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button