Nuk është e vërtetë që në Galerinë e Londrës do të hiqet piktura e Jan van Ejkut

Galeria Kombëtare konfirmoi për Reuters se piktura e artistit Jan van Eyck është aktualisht e ekspozuar dhe nuk ka plane për ta hequr atë, as nuk ka pasur ankesa për të. Për herë të parë kjo pikturë u ekspozua në vitin e largët 1843, pikërisht në Galerinë Kombëtare të Londrës, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

BESONI APO JO

Një galeri në Londër dëshiron të heqë një pikturë të Jan van Eyck pas ankesave të shpeshta nga vizitorët për ngjashmërinë e figurës me Putinin.

Meqë ra fjala, piktura u krijua në 1434.

Megjithatë, ndryshe nga postimi që po shqyrtojmë, Galeria Kombëtare në Londër nuk ka ndërmend të heqë Portretin e Arnolfinit të Jan van Eyck (çifti Arnolfini) sepse njeriu në të (Giovanni Arnolfini) dyshohet se i ngjante Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Kështu tha për kontrolluesit e fakteve të Reuters, personi i marrëdhënieve me publikun e galerisë.

Ai i tha Reuters se piktura është e ekspozuar në dhomën 28 dhe nuk ka plane për ta hequr atë.

Nuk ka pasur njoftime zyrtare nga Galeria për heqjen e portretit dhe as nuk ka pasur njoftime në media për ndonjë thirrje të supozuar për heqjen e pikturës.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë ankesë për të cilën kemi dëgjuar, ose që dikush i ka drejtuar galerisë, tha një zëdhënës për Reuters.

Për herë të parë kjo pikturë u ekspozua në vitin e largët 1843 në Galerinë Kombëtare në Londër.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Galeria Kombëtare konfirmoi për Reuters se piktura e artistit Jan van Eyck është aktualisht e ekspozuar dhe nuk ka plane për ta hequr atë, as nuk ka pasur ankesa për të. Bëhet fjalë për dezinformim.Disklejmer i ri, baner, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button