Ribery në “pole position” për Topin e Artë

Kompania e njohur e basteve “Betfair” e ka favorizuar bindshëm yllin francez, Frank Ribery në garën për Topin e Artë.

Ka qenë e çuditshme sepse kuotat për Riberyn, Messin dhe Ronaldon kanë qenë pothuajse të njëjta deri tani, ndërsa kanë lëkundur shumë orëve të fundit.

Triumfi i Riberys tani kuotohet me 1.9, ndërsa i Messit dhe Ronaldos është i njëjtë me 3.5. Iniesta është në vendin e katërt me kuotë 64. 

Sipas një zyrtari, kompania ka arritur të mësoj disa nga votat që pritet të bëhen nga kapitenët e përfaqësueseve pas grumbullimit të kombëtareve për ndeshje miqësore e kualifikuese, ku shumë prej tyre pritet ta votojnë Riberyn.

Lajme të ngjashme

Back to top button