Taksistët nuk do të mund ti zbresin udhëtarët në stacion autobusi

Taksistët do të mund të marrin dhe lënë udhëtarët vetëm në stacione taksish, por jo edhe në stacione autobusi. Nëse kapen për herë të dytë duke shkelur ligjin mund të ngelin pa licencë për punë.

Këtë e parashikon propozim ligji për transportin  e udhëtarëve në komunikacion, I cili mbrëmë kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Maqedonisë në seancën e Komisionit për Transport dhe lidhje.

Ndryshimet e reja parashikojnë edhe kategorizimin e autobusëve që kryejnë transport publik, me çka do të zvogëlohen taksat për ata me eko standard.

Lajme të ngjashme

Back to top button