MPB, adoleshentët shqiptarë të dyshuar për incidentet në autobus

Ministria e Punëve të Brendshme  në njoftimin e sajë në web faqen e minsitrisë ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë pjesëmarrësit në incidentet ndëretnike.

MPB ka informuar sot se ka zbardhur incidentet e ndodhura të enjten dhe të premten e kaluar, kur ishin sulmuar fizikisht, në dy raste të veçanta, dy adoleshentë maqedonas. 

Sipas MPB-së, në rastin e ndodhur të enjten dyshohet të kenë marrë pjesë 8 adoleshentë shqiptarë, 3 nga Shkupi, 2 nga fshati Batincë, 2 nga fshati Gërçec dhe 1 nga fshati Studeniçan.

Në incidentin e dytë, pjesëmarrës dyshohen të jenë 5 adoleshentë shqiptarë, 1 nga Shkupi, 3 nga fshati Haraçinë, 1 nga fshati Studeniçan dhe 1 nga fshati Rashçe.

MPB inform se intenzivisht po punon në zbardhjen e incidentit të tretë të ndodhur në autobusin me numër 65.

Ndërkaq mbetet e çuditshme se si MPB ende nuk ka zbardhur rastet kur të lënduar janë shqiptarët?!

Lajme të ngjashme

Back to top button