RMV, policia shkroi 47 gjoba për autobusët që transportojnë nxënës

Gjatë kontrollit të policisë, gjatë ditës së djeshme prej tre deri në katër orë (12-16) janë konstatuar 47 kundërvajtje në autobusët që transportonin nxënës, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB bëjnë me dije se për të 47 autobusët janë shqiptuar gjoba, ndërsa tetë vetura janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

“Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njofton MPB.

Ministria bën thirrje që të gjithë të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë të kontribuojmë së bashku në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button