Prej sot fillon java e kujdesit për persona të moshuar

Prej sot e deri më 24 nëntor, me disa aktivitete, në Maqedoni shënohet Java e kujdesit për personat e moshuar, me qëllim që të ngritet vetëdija e popullatës për të drejtat e personave të moshuar, si dhe për kujdesin e tyre.

Aktivitetet janë në kuadër të projektit “Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për ofrimin e ndihmës në kushte shtëpiake”, financuar nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, Qyteti i Shkupit dhe EVN Maqedoni.

Me qëllim të promovimit të plakjes aktive dhe bashkëpunimit ndërmjet gjeneratave do të realizohen disa aktivitete, ems të cilave info pika në aktër lokacione në territorin e Shkupit, ditë NPK në bashkëpunim me ndërmarrjen publike të komunikacionit NPK Shkup, solidaritet në Qendrën ditore për persona të moshuar, si dhe vizitë në ISHP Entin gerontologjik “13 Nëntori”-Shkup.

Në kuadër të projektit EVN filloi aksionin e madh për mbështetje të të gjitha aktiviteteve të Kryqit të Kuq në mënyrë që të rrisin kujdesin ndaj personave të moshuar në vend.


Personat e moshuar në të gjithë Republikën gjatë kësaj jave do të kenë mundësi të bëjnë kontrollin e sheqerit në gjak dhe të tensionit në gjak. Paralelisht me këtë ndihmesë, do të organizohet dhe kampanjë për ngritjen e vetëdijës tek popullata për të drejtat e personave të moshuar, si dhe për kujdesin ndaj tyre.

Mbështetja e EVN Maqedonisë do të vazhdojë me donimin e mjeteve për punë të ekipit në terren të Kryqit të Kuq të cilët ofrojnë ndihmë për personat e moshuar në kushte shtëpiake. Qendrat për kujdesin e personave të moshuar tashmë ekzistojnë në Shkup, Veles dhe Kriva Pallankë, ndërsa EVN Maqedoni do t’ju mundësojë që të formohen qendra të reja në Kërçovë dhe Dibër. 

Vullnetarët e Kryqit të Kuq do të kalojnë në një trajnim për sigurim dhe kursim të energjisë elektrike ku njohuritë e tyre do të kenë mundësi t’i transferojnë tek të tjerët. 

Me këtë donacion EVN Maqedoni tregon vullnetin dhe kontributin e madh për kujdesin e një prej kategorive sociale më të harruara tek qyatatarët në Maqedoni. Partneriteti me Kryqin e Kuq për të mirën e personave social të rrezikuar zgjat tashmë që disa vite. Bashkëpunimi i shkëlqyer mundëson partneriteti të jetë afatgjatë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button