Bankat islame refuzojnë Kosovën

Pritjet e qytetarëve që në Kosovë të kreditohen me norma zero të kamatave nga ndonjë bankë që operon në bazë të parimeve të bankingut Islam, nuk do të realizohen edhe për një kohë. Asnjë bankë që punon në bazë të parimeve të bankingut Islam nuk ka shprehur  gatishmëri të veprojë në tregun e Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza ka thënë se në bazë të ligjeve nuk i ndalohet asnjë banke të tillë të operojë në Kosovë.“Ligji e mundëson që në Kosovë te jenë prezentë edhe bankat që punojnë në bazë të parimeve të Islamit, mirëpo për momentin nuk kemi ndonjë kërkesë dhe ndonjë interesim të tillë”, ka thënë Hamza për mediat e vendit. Megjithatë ai ka thënë se ka kërkesa për licencim të bankave të tjera, transmeton Tribuna njoftimin.

“Ka interesime dhe kjo është pozitive. Vitin e kaluar është licencuar Ä°ÅŸbank dhe presim që të fillojë me aktivitet kreditor. Ne jemi të interesuar që ta rrisim konkurrencën, por mbi të gjitha jemi të interesuar që t’i licencojmë ato banka që kanë siguri, stabilitet dhe të jenë në përputhshme me kërkesat ligjore”, është shprehur Hamza.

Lajme të ngjashme

Back to top button