Bardhi: “Është nder fanella kuqezi, FSHF nuk më ka kontaktuar” (Video)

Ka vazhduar “telenovela” Enis Bardhi, talenti i madh nga Maqedonia që vazhdon të jetë një ndër futbollistët më të kërkuar nga skuadrat evropiane, pasi që shumë menaxherë që kanë përcjellë ecurinë e tij ndër vite, e kishin ndje se Enisi do të jetë një ndër futbollistët që do të joshë shumë skuadra.

Mirëpo a e ka mësuar adresën e Enis bardhit edhe FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), kjo mbetet ende e paqartë. I vetmi që ka folur për talentin e Bardhit ka qenë mbrojtësi gjakovar në radhët e kombëtares shqiptare dhe kapiteni i Greuther Furth ne Bundesligën gjermane, Mërgim Mavraj. Së fundi Mavraj kishte kërkuar haptas nga FSHF përgjigje se a po ndërmerr diç për angazhimin e talentit 18 vjeçar nga Shkupi me të rinjtë kuqezi.
Por lidhur me këtë kërkesë të Mavrajt ka folur dhe vetë futbollisti Bardhi, i cili për Portalb ka potencuar se me vëmendje po përcjell tekstet lidhur me te dhe angazhimin e mundhsëm në kombëtaren e Shqipërisë.

“Unë kam kaluar nëpër të gjitha gjeneratat e kombëtares së Maqedonisë, U-15, U-17 dhe U-19. Deri më tani nuk kam marrë asnjë ftesë nga FSHF dhe kam mbetur vetëm me këto shkrime që kam parë në media. Sigurisht se ftesa për të veshur fanellën kuqezi, do të ishte nder për mua. Unë jam shqiptar dhe e ndjej për obligim ti përgjigjem pozitivisht një ftese të tillë. Unë jam gati, nëse ata janë të interesuar për mua, kam adresë, kam numër telefoni dhe mundemi të bisedojmë”, është shprehur për “Portalb” Bardhi.

Të përkujtojmë se Enis Bardhi është talent i dalë nga KF Shkupi. Ai u bë shumë i njohur në danimarkë qysh në moshë të re, kur u shpall lojtari më  i mirë i turneut “Dana Cup 2010” dhe më pas kaluan vetëm 3 vite që të bëhet “:mbret” edhe në “Çair Cup 2013”.
Passi që në vitin 2010 kishte fituar titullin e lojtarit dhe golashënuesit më të mirë në Danimarkë, aty e kishin vërejtur skautët spanjoll që e dërgojnë Bardhin në prova në Espanyol, e ku pavarësisht paraqitjeve të mira, statusi i tij si lojtar i huaj dhe vështirësimi i rregullimit të dokumentacionit e bëri të pamundur të vazhdoj me ekipin spanjoll. 

Bardhi kthehet në Danimarkës ku u provua tek skuadra e Brondbyt, por meqë ishte 17 vjeç nuk mundi të nënshkruaj kontratë profesionale. Në korrik të vitit 2013, Bardhi sërish udhëtoi në Danimarkës, ku përsëri ishte të Brondby dhe ku kaloi provat, por tani kishte  vendosur që të luaj për ekipin e parë të ekipit danez, por kjo ishte kush i madh për danezët të cilët nuk kishin pranuar një gjë të tillë, er që Bardhi vendosi të transferohet në Divizionin e 2-të të Suedisë që para tri ditëve nënshkroi kontratë një vjeçare me KSF Prespa Birlik. 

Për tu bindur në kualitetet e Enis Bardhit më poshtë ju sjellim dhe një video përmbledhje nga disa aksione dhe gola të Bardhit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button