Tranguj tradhtar dhe patriotik nga Maqedonia në Evropë

Arsim Zekolli, kolumnë – “ Qëlloe se kush na vjen për darkë?”, Utrinski Vesnik
Gjenerata e re në foshnjëri do të duhet ta ndërtojë vokabularin e ri etik të liberalizmit, të asaj që Xhoni Tad i thotë “ social-demokracia e frikës”, nga e cila të të dridhen manipulatorët dhe lakmitarët, e jo qytetarët e rëndomtë.

Daut Dauti, kolumnë – “Shqiptarët, faktor edhe me 17 përqind!”, Dnevnik
Marrëveshja kornizë nuk i krijoi as Shqiptarët e as të drejtat e tyre, vetëm se i formoi në mënyrë të gabueshme. Se a duhet ose nuk duhet të pyeten Shqiptarët gjatë zgjidhjes së çështjeve kyqe, është dilemë e panevojshme.

Erol Rizaov, kolumnë –“ Kujdes, rrezik për jetën!!!”, Utrinski Vesnik
Derisa hulumtuesit profesional dhe të zellshëm të mediumeve i ndajnë trangujt në patriotik dhe tradhtar, duhet pranuar se alarmi nga Zagrebi dhe Parisi është me të vërtetë i arsyetuar.

Gjorgji Misajlovski, kolumnë – “Teoremë papagalli”, Utrinski Vesnik
Jemi në defanzivë dhe cajtnot diplomatik rreth emrit, ndërsa duhet bërë hapi, përndryshe flamuri bie. Është vonë për kompromis të kuptimtë.

Zhana P.Bozhinovska, koment – “Agjenda 2014 mbeti vetëm shaka greke”, Dnevnik
Agjenda 2014 me muaj qëndronte në programin e kryesisë greke dhe si pjesë e zgjerimit ishte një nga prioritetet, e që e fitoi mbështetjen e tërë BE-së.

Petrit Saraqini, kolumnë – “Pash njëqind vetëtimat dhe brirët e drerëve!”, Sloboden Peçat
Shërimi nga pasojat nuk mundet të ketë ndonjë efekt derisa  pjesa më e madhe e rrahjeve nuk ka epilog policor dhe gjyqësor.

Biljana Vankovska, kolumnë – “ Jo-ja Shqiptare”, Nova Makedonija
Kur njerëz të maskuar me  shkop bejsbolli bllokojnë autobusë dhe rrahin, aty nuk ka asgjë spontane dhe incidentale, ose tipike për përleshje rinie, qoftë edhe në bazë etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button