Cindy Crawford nuk e ka ndërmend të pensionohet

Supermodelja Cindy Crawford, ka qenë kryefjala e modës me dekada të tëra.

Edhe pse shumë persona kanë menduar që ajo do largohet nga kjo industri shumë vite më parë, Crawford prapë ka qenë në qendër të vëmendjes së markave të njohura botërore, transmeton Klan Kosova.

Të hënën ajo e ka postuar një fotografi të saj dhe poshtë saj ka shkruar pikërisht për këtë gjë.

Ajo është shprehur se si pensionimi i saj është bërë “një shaka në familjen e saj”, pasi që për vite të tëra ajo u kishte thënë atyre që do largohet nga bota e modës dhe që asnjëherë nuk kishte ndodhur me të vërtetë.

“Çdo vit i tham fëmijëve të mi se do të pensionohem. Madje kjo është bërë një shaka në familjen tonë. E prapë çdo vit kam oferta dhe kjo gjë më emocionon”.

Por Crawford ka bërë me dije që ajo nuk është duke u larguar nga kjo industri.

“E kam dashur shumë këtë që kam qenë pjesë e kësaj industrie për 30 vjet – dhe nëse diçka më ka mësuar kjo punë është që  –  kurrë mos thuaj kurrë”, ka shkruar mes të tjerash Crawford.

cindy

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button