PRSD: Nuk guxojmë të shkojmë në zgjedhje, pa u dënuar kriminelët!

Pavarësisht tensioneve të ngritura rreth çështjes së pastrimit të Listës Zgjedhore dhe asaj të reformimit të mediumeve, për PRSD-në pika më e ndjeshme për katër partitë, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos është, Prokuroria Speciale, njofton Portalb.

Sipas PRSD-së, nuk janë të rastësishme sulmet e ashpra të pushtetit dhe siç thonë ata, mediumeve propagandistike të drejtuara drejt këtij institucioni.

“Ata janë të vetëdijshëm se kërcënimi më serioz për strukturën kriminele të këtij pushtetit vjen nga Prokuroria Speciale”, shtojnë nga PRSD.

Sipas tyre, pa mbarimin e hetimeve për keqpërdorim të pushtetit nga zgjedhjet paraprake, për shkak që edhe erdhi kriza politike, nuk duhet të shkohet në zgjedhje sepse ata do të jenë zgjedhje kriminele.

“Dhunuesit dhe shkelësit e rregullave zgjedhore do të kuptojnë se aktiviteti i tillë nuk dënohet dhe do të vazhdojnë prapë me të njëjtën mënyrë të qeverisjes”, shtojnë nga PRSD. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button