Vjen Guardiola te City, por largohet ylli i skuadrës

Manchester City zyrtarisht ka deklaruar Guardiolën si trajner për sezonin e ardhshëm. Kjo i ka bërë shumë të lumtur tifozët e Cityt, por jo Jaja Toure, i cili ka paralajmëruar largim nga “Etihad”.

Dihet prej kohësh që të dy nuk kanë marrëdhënie të mira, pasi Jaja Toure ka kritikuar pikërisht Guardiolën pas largimit nga Barcelona.

“Mendoj se në fund të sezonit Jaja do të largohet nga Man.City, por ai beson se këtë sezon do të fitojë ndonjë trofe me këtë klub. Nuk është pyetje nëse Guardiola e dëshiron Toure-n në ekip ose jo, ky është vendimi i tij përfundimtarë”, ka deklaruar agjenti i Toures.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button