Ahmeti në Washington takohet me ekspertët shqiptarë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar një fotografi në Facebook dhe ka treguar se është në Washington.

Ahmeti në Washington po qëndron për National Beakfast Prayer ku është takuar me shqiptar të cilët punojnë në institucione të mëdha në ShBA.

Sipas tij këta janë profesionist për të cilët ka nevojë Kosovë, mirëpo për vendi ynë ka shpenzuar para për profesionist të huaj.

“Mbrëmë arrita në Washington per National Breakfast Prayer. Me të arritur u takova në një takim joformal me Albanian Professionals (rreth 50 persona) ne Ëashington. Herën e kaluar ishin më pak në numër. Tani qindra shqiptarë profesionistë punojnë në institucione të mëdha në Banken Botërore, Fondin Monetar, shoqëri civile, universitete e qeveri.

Mbajnë poste e kryejnë punë për të cilat Kosova ka paguar miliona euro në ekspertë të huaj. Kur e paramendoj ndryshimin në Kosovë, i shoh këta profesionistë duke kontribuar, duke udhëhequr, duke ja dhënë shtetit të tyre së paku pak kohë nga profesioni i tyre.

Falemnderit atyre për mikpritjen!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button