Super Derbi, Seferi (Shkupi) – Zhelezarec 3:4

Edhe një super ndeshje është luajtur në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll në sallë, ku skuadra e FCC Shkupi ishte shumë afër që të bëjë befasinë, por që kampioni aktual ka arritur që në fund të merr fitoren 3:4.

Golashënuesi më i mirë i kampionatit Erkan Seferi i cili tani më ka 30 gola të shënuar, ishte figurë qëndrore e ndeshjes.  Vetëm pas 19 sekondave lojë Zhelezareci kaloi në epërsi me golin qëe shënoi Aleksandar Gligorov. Shkupi nuk u tremb nga ky gol, por në minutën e 10-të barazoi me anë të Seferit.

Pjesa e dytë përsëri ishte me fillim më të mirë për mysafirët,m ku me autogol të Bejtullah Jakupit rikthyen epërisë në 1:2, ndërsa aksioni i radhës me autor Zoran Leveski i dha eppërsi më të lartë Zhelezarecit.

Erkan Seferi vazhdoi të “bombardojë” portën kundërshtare duke shënuar dy herë për barazim në 3:3. Golin e fitores për Zhelezarecin e realizoi Igor Leovski, ndërsa Shkupi një minutë e gjysmë para përfundikmit të ndeshjes kishte rast që përmes penaltisë të barazoi, por Rexhep Sulejmani nuk ishte i saktë.

Shkupi mbetet në pozitën e dytë me 24 pikë, po aq sa kanë Juventus Serava dhe Hedis “Skopje”, ndërsa Zhelezareci kryeson tabekën me 36 pikë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button