Milani del triumfues në derbin ‘Della Madonnina’ (VIDEO)

Skuadra e Sinisa Mihajlovic, ka rrëmbyer tri pikët e plota ndaj skuadrës së Roberto Mancinit, që e mposhti me rezultat të pastër 3:0.

Ishte me të vërtetë një derbi i jashtëzakonshëm, me raste të shumta nga të dyja anët, por milanezët ishin ata që festuan në fund duke marr tri pikë shumë të rëndësishme.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1:0. Ishte qendërmbrojtësi Alex ai që shënoi me kokë.

Me të filluar pjesa e dytë, skuadra e Roberto Mancini filloi të sulmojë me të gjitha forcat.

Kur u mendua se Interi do të gjente rrugën drejt portës për të shënuar golin e barazimit, ndodhi e kundërta. Sulmuesi Carlos Bacca shkoi gjithë të pranishmit në stadium duke shënuar për 2:0 në minutën e 73’të të takimit.

Pesë minuta më vonë, mbrojtësi i Interit, Davide Santon, i cili shumë pak ka luajtur këtë edicion dhe ishte surpriza në formacionin e Interit, bëri një gabim që i kushtoi me gol. Milani shfrytëzoi shumë mirë këtë gabim duke shënua golin e tretë përmes sulmuesit, Mbaye Niang.

Deri në fund të ndeshjes, skuadra e Mancinit u mundua të paktën të shënojë ndonjë gol, por ishte e pamundur kundër një Mialni tejet të fuqishëm, siç u shfaq në këtë derbi, duke fituar ndeshjen me rezultat 3:0.

Pas kësaj fitoreje, Milani gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 36 pikë, pesë më pak se Interi që gjendet në pozitën e katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button