U publikua lista e futbollistëve të Maqedonisë së Veriut për ndeshjen kundër Italisë dhe Suedisë në futsal
Maqedonia e Veriut do të përballet me Italinë dhe Suedinë në garat për të siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror në futsall, transmeton Portalb.mk.
Trajneri i Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para që do të zhvillohen në muajin tetor:
Ivan Stojanovski (Arben Bajrami), Antonio Petrovski (Proekt); Zoran Levevski (Shkupi), Taulant Ismaili (Arben Bajrami), Ivan Kerstevski (Vranje, Serbi), Ismet Ceka (Shkupi), Ifor Leovski (Mimel, Sllovaki), Darko Rangotov (Proekt), Dragan Petroviq (Vranje, Serbi), Jakup Ramadani (Gjermani), Daniel Marinjo De Souza (Loznica, Serbi), Xhokica Arsovski (Gjermani) dhe Erkan Seferi (Shkupi).
Në kuadër të grupit 10, më 7 tetor do të luhet ndeshja kundër Suedisë, ndërsa pas pesë ditëve në Shkup do të luajë kundër kombëtares së Italisë.