Edhe njëherë për bashkimin opozitar shqiptar!

Për të gjithë ata që e kanë gojën plotë kundër dukurive përçarëse brenda shqiptarëve, të gjithë ata që luftojnë me fjalë të mëdha e me vepra tregojnë të kundërtën e bashkimit, po ua rikujtojmë se ata që deshën të bashkohen u bashkuan, ata që lanë anash egot personale, bajraktarizmat interesat grupore e individuale, u bashkuan dhe dhanë një mesazh të fuqishëm se shqiptarët dinë edhe të bashkohen.

Po ua rikujtojmë edhe njëherë se bashkimi ndodhi qershorin e vitit të kaluar, bashkimi ndodhi në ato momente kur u mbush kupa e së keqes që ia bënë ata që u thirren në mandatin e popullit këto 25 vitet e fundit. Po ua rikujtojmë edhe njëherë se ky bashkim quhet ALEANCA PËR SHQIPTARËT, aleancë qe synim te vetëm ka interesin madhor të shqiptarëve në Maqedoni, që shqiptarët të jenë titullar në këtë shtet, të jenë shtetformues me të gjitha atributet, detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë një populli shtetformues.

Po ua rikujtomë se kjo ALEANCË është në rrugë të vërtetë, këtë e tregojnë edhe tubimet e përditshme që po ndodhin nëpër vendbanimet shqiptare anekënd Maqedonisë ku sallat janë të vogla për ti nxënë të gjithë ata të rinj e te reja të interesuar për tu bashkuar rreth platformës së ALEANCËS PËR SHQIPTARËT. Po ua kujtojmë e rikujtojmë të gjithë atyre që nuk e shohin apo nuk duan ta shohin se ALEANCA PËR SHQIPTARËT po rritet dita ditës me një numër të konsiderueshëm partish e shoqatash të ndryshme që veprojnë këtu te ne.

Po ua rikujtojmë të gjithë atyre që vajtojnë për ditë e më shumë gjoja për bashkim opozitar të mos derdhin lot krokodili se në fakt nuk e kanë brengë bashkimin e shqiptarëve por brengë i kane egot e sëmura individuale, interesat personale, sindromin e bajraktarizmit e tjera e tjera. Dhe në fund edhe një herë po ua rikujtojmë se bashkimi i opozitës shqiptare në kuadër të ALEANCËS PËR SHQIPTARËT është një ortek i pa ndalshëm është ajo dritare e shpresës së madhe për të gjithë shqiptarët në RM që synim i kanë interesat madhore kombëtare, është ajo ALEANCE që shqiptarëve do tua kthejë atë ardhmëri që të tjerët u munduan t’ia vjedhin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button