Ramosaj ‘lut’ fansat: Mbështesni vëllain tim

Këngëtarja simpatike e skenës shqiptare, tashmë prej disa javësh bën tifo për vëllain e saj.

Në rrejtin social “Facebook” Beatrix iu bën kërkesë fansave që të mbështesin Albanin në spektaklin “The Voice”.

“Për ata që nuk e kanë ndjekur vëllain tim Albanin në “The Voice”, ju ftoj ta ndiqni performancën e tij, është i vetmi mashkull në familjen tonë që këndon dhe sinqerisht është shumë i talentuar!! Uroj të ju pëlqej dhe shpresoj ta mbështesni sepse është artist i ri dhe normalisht që ka nevoj për mbështetje! Ju falenderoj shumë që më keni mbështetur mua dhe po mbështesni vëllain tim! Nuk do ju zhgënjejmë asnjëher”, – përfundon Ramosaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button