MPB-ja, me masa të reja për përmirësimin e aksidenteve rrugore

Gjendja me aksidentet rrugore në vend në tre vitet e fundit është gjithnjë e më shqetësuese. Për rritjen e sigurisë në komunikacion Ministria e Punëve të Brendshme shpalli një pjesë të masave të cilat do të fillojë t’i zbatojë menjëherë dhe çdo ditë, por edhe ndryshimet për përmirësimin e rregullores nw  bazë të përvojave në shtete të tjera të cilat janë përballur me gjendje të ngjashme dhe kanë arritur.

Këtë e deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në tryezën e sotme të rrumbullakët,  “Si deri në më pak aksidente automobilistike me pasoja fatale”, në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacion të rrugëve, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e ditës botërore për përkujtimin e viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit – 17 Nëntori.

Në nëntë muajt e parë të vitit kanë ndodhur 3.140 aksidente, që shënon rritje prej 2,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Numri i viktimave shënon rritje prej 40 për qind, përfundimisht me shtatorin 4.831 persona të cilët kanë rënë viktima dhe 140 persona e kanë humbur jetën. Në tre vitet e fundit, ashtu siç informon ministrja, në 12.714 aksidente rrugore janë lënduar 17.933 persona, ndërsa 444 kanë humbur jetën.

Analizat, tregojnë se çdoherë e më shumë të rinj në orët e pasdites dhe të natës marrin pjesë në komunikacion, ndonjëherë me shpejtësi të pa përshtatur, nën veprim të substancave të palejuara, por pothuajse gjithmonë faktori njerëzor kontribuon për të lënduar dhe për të gjithë viktimat. Në këtë kontekst Jankullovska njoftoi kontrolle të përforcuara dhe përforcim të kritereve për pjesëmarrje në komunikacion.

“Kontrolli në komunikacion do të thotë dënim për të gjithë shoferët e pandërgjegjshëm, përmirësimin e rregullores për përcaktim më të saktë të rregullave të caktuara dhe dispozitave, ku kemi vërejtur se shoferët gabojnë, ashpërsim të kritereve për pjesëmarrje në komunikacion lidhur me saktësisë teknike të automjetit dhe diturinë e shoferëve dhe apelet për shfrytëzim të obligueshëm të paisjes mbrojtëse.Para se gjithash te çiklistët dhe çiklistët me motor, por edhe te shoferët e automobilave i obligueshëm është shfrytëzimi i rripave të sigurimit, sepse edhe këtu statistika vërteton se numri ndoshta nuk do të ishte edhe aq i keq derisa shoferët, dhe udhëtarët në mënyrë konsekuente i respektojnë rregullat të cilat tani janë në fuqi”, tha Jankullovska. 

Lajme të ngjashme

Back to top button