Gruevski kërkon nga Jankullovska zbardhjen e incidenteve

Kryeministri Nikolla Gruevski ka shprehur keqardhjen e tij për incidentet e fundit ndëretnike nëpër autobusë. Ai njoftoi se ka biseduar me ministren Gordana Jankullovska dhe prej saj ka kërkuar zbardhjen e incidenteve. Për kryeministrin Gruevski është shqetësues fakti që incidente të tilla ndodhin çdoherë para Samiteve të BE-së.
 
“Fillimisht më vjen keq dhe shpreh keqardhjen time për atë që ndodhi. Normalisht fola me Ministren e Punëve të Brendshme dhe i kërkova që të bëjnë gjithçka që është në ingerenca të tyre për ti gjetur fajtorët dhe për ti sanksionuar ata, që të evitohen në të ardhmen gjërat e tilla. Më shqetëson fakti se çdo herë kur afrohet Samiti Evropian ndodhin gjëra të tilla. Sidoqoftë ne edhe me këtë edhe pa këtë duhet të jemi të përgatitur ti ndalojmë gjërat e këtilla por edhe kur të ndodhin të kapen fajtorët dhe të sanksionohen”, tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button