Lëshohet në përdorim laboratori kimik në USHT

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot u lëshua në përdorim laboratori i cili është i 51-të me radhë nga projekti i Qeverisë për hapjen e laboratorëve për veprimtari shkencore-kërkimore. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski theksoi se bëhet fjalë për një objekt tërësisht të ri dhe tërësisht me kushte bashkëkohore.

Laboratori për kimi organike dhe biokimi, bashkime hetrociklike dhe prodhime natyrore do të përdoret nga studentët, respektivisht mësimin e tyre praktik dhe përvojën që duhet të marrin e cila është e domosdoshme gjatë arsimimit të tyre.

Tani laboratori do të përdoret kryesisht nga studentët e shkencave natyrore dhe shkencave natyrore-matematikore në USHT dhe me hapjen e tij ky Universitet bëhet një nga institucionet kryesorë në sferën e kimisë organike dhe biokimisë.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm, zëvendësministri i Arsimit dhe shkencës Safet Neziri, rektori i USHT-së Vullnet Ameti dhe kryeministri Nikolla Gruevsi të cilët i panë mjediset e laboratorit dhe kushtet e tjera të këtij objekti të Universitetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button