Pato rikthehet në Europë

Ish sulmuesi i Milanit mbërriti në Londër për të nisur aventurën me Chelsean ku do të aktivizohet pas eksperiencës në Brazil me Corinthians dhe Sao Paulo.

“Jam shumë i lumtur. Është një ëndërr të luash për një skuadër të tillë”, deklaroi 26-vjeçari në një intervistë të shkurtër për mediat angleze. Ai shtoi gjithashtu se i është mirënjohës klubit londinez për mundësinë që i dha.

Sulmuesi brazilian që e provoi eksperiencën e parë europiane me Milanin kaloi një periudhë të errët në radhët e skuadrës kuqezi.

Dëmtimet e shumta kushtëzuan karrierën e tij në “Milanello”, çka e detyroi të largohej sërish në vendlindje për të fituar formën optimale.

Sipas shtypit brazilian, marrëveshje parashikon blerjen e lojtarit në fund të këtij sezoni për 12 milionë Euro, çka do të thotë se Pato ka vetëm 6 muaj në dispozicion për të bindur trajnerin Guus Hiddink.

Në adresë të 26-vjeçarit erdhën edhe oferta më të majme nga Kina por dëshira e tij ishte angazhimi në futbollin europian.

Gjatë sezonit të fundit ai ka shënuar 15 gola në 47 ndeshje mes kampionatit dhe kupës, gjithsesi në Londër e pret një mision i vështirë pasi nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare që prej datës 28 Nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button