Suedia do të dëbojë mbi 80 mijë azil-kërkues

Suedia pritet të dëbojë mbi 80 mijë azilkërkues, aplikimet e të cilëve janë refuzuar.

Ministri i Brendshëm suedez, Anders Ygeman tha se do të përdoren avionët çarter për t’i transportuar brenda disa viteve. Suedia është një nga vendet e Bashkimit Europian që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve, në raport me popullsinë e saj.

163 mijë emigrantë aplikuan për azil në vitin 2015, ndërsa nga 58 mijë e 800 aplikime të verifikuara, rreth 55% u pranuan.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button