Turqia dhe Hungaria të miratojnë kërkesën e Suedisë për të hyrë në NATO, përpara korrikut, kërkoi Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u takua të mërkurën me homologun e tij suedez pranë Stokholmit, një vizitë e rrallë që synonte të tregonte mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon Carla Babb, na sjell raportin nga një bazë detare suedeze, raporton VOA.

Shefi i Pentagonit Lloyd Austin ndoqi demonstrimet e forcave ushtarake suedeze prej bordit te një luftanijeje në Detin Baltik. Kjo shënon vizitën e parë në Suedi të një sekretari amerikan mbrojtjeje, në më shumë se dy dekada.

Rritja e interesit për ushtrinë suedeze shihet si një shfaqje e mbështetjes amerikane për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Për të qenë të qartë, ne presim që kjo të ndodhë përpara samitit të korrikut. Ne inkurajojmë aleatët tanë, Turqinë dhe Hungarinë që të ratifikojnë protokollin e pranimit të Suedisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha sekretari Austin.

Ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson tha se vendi do të forcohej vetëm duke qenë pjesë e aleancës.

Suedia ndihet më e sigurt tashmë që e ka marrë ftesën për t’u anëtarësuar në NATO. Ne mendojmë se mund t’i ofrojmë aleancës thellësi strategjike, duke e bërë atë gjithashtu më të mirë dhe më efektive, në mënyrë që të tregojë aftësi parandaluese e mbrojtëse, dhe jo vetëm për vendet baltike”, tha ministri Jonson.

Suedia ka shpella detare që përdoren për qëllime ushtarake dhe një mori ishujsh të shpërndarë nëpër Detin Baltik, vendndodhje këto të rëndësishme për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s në rajon, në rast të një sulmi nga një vend kundërshtar sikurse Rusia.

Pra, nëse do të ishim ndonjëherë përpara një skenari të tillë, do të donim që pjesa e sipërme e Detin Baltik të ishte nën kontrollin e një vendi anëtar të NATO-s. Për këtë arsye, pozicioni i Suedisë është qendror”, thotë Michael O’Hanlon, përfaqësues i ‘Instituti Brookings’.

Suedia dhe Finlanda fqinje e cila u bë anëtare e NATO-s në fillim te muajit, kërkuan t’i bashkohen aleancën pas sulmit brutal rus ndaj Ukrainës. Analistët thonë se Moska synon të përçarje NATO-n, por vendet anëtare të aleancës si dhe ato partnere, që shpresojnë të bëhen së shpejti pjesë e saj, thonë se organizata ushtarake është më e fortë se kurrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button