Shtohet numri i boshnjakëve te Shkëndija
Ervin Jusufoviç është futbollisti më i ri i Shkëndijës, i cili do të përforcojë mbrojtjen e kuqezinjve nga Tetova në gjysmëstirnorin pranveror.
Bëhet fjalë për një lojtar 20-vjeçar, i cili te Shkëndija arrin nga Olimpik Sarajeva, skuadër nga e cila javë me parë arriti edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Alem Merajiç.
Lajmin për transferimin e tij te Shkëndija e ka konfirmuar skuadra boshnjake në faqen zyrtare.
Jusufoviç i është bashkuar Shkëndijës në Antali, atje ku skuadra tetovare po zhvillon përgatitjet kryesore para startit të stinorit pranveror, ku do të kërkojë anulimin e pesë pikëve epërsi të liderit aktual, Vardarit.
Ndryshe, Ervin te skuadra e Olimpikut të Sarajevës kishte arritur në vitin 2013-të, ndërsa gjatë këtij sezoni me këtë skuadër kishte zhvilluar 12 ndeshje.