Kocijançiq: “Kapital” ka nxjerr nga kontesti deklaratën e Hanit

Zëdhënësja e KE-së Maja Kociajanciq në një prononcim për ALSAT thotë se revista bullgare Kapital ka nxjerrë nga kontesti deklaratën e komsionerit Han.

Qëndrimi i BE-së mbetet i njëjti sikurse në deklaratën e fundit ka deklaruar Kocijançiq. Më 18 janar në deklaratën e fundit që Han pati dhënë, deklaronte se angazhohet për zgjedhje konsenzualetë të gjitha partive për datën e zgjedhjeve dhe sigurimin e zgjedhjeve korrekte në pajtim me standardet demokratike.

“Ajo që është e rëndësishme për zgjedhjet në Maqedoni është të jenë fer dhe demokratike. Punojmë me OSBE-në dhe ajo do të dërgojë më shumë njerëz se sa zakonisht që ta vëzhgojnë, si fazën përgatitore, po ashtu edhe vet procesin në ditën e zgjedhjeve”, citohet të ketë thënë eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në një intervistë për të përjavshmen bullgare “Kapital”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button