Aktorët që kanë shkuar deri në ekstreme për t’u përgatitur për rolet e tyre (FOTO)

Christian Bale e 50 Cent njihen për ndryshimet e tyre në peshë për rolet në filma, por ata nuk janë të vetëm.

Lajmi.net sjellë një listë me aktorët që kanë marrë masa ektreme për t’u përgatitur sa më mirë për rolet e tyre.

Leonardo DiCaprio ka zbuluar se për filmin ‘The Revenant’ është dashur të flejë në kufoma të kafshëve dhe të duronte të ftohtin ngrirës, ndërsa mund të përmendë 30 apo 40 sekuenca të cilat janë gjërat më e vështirë që i është dashur të bëjë në jetë.01-actors-going-to-extreme-lengths

Chris Hemsworth, ylli i ‘Thor’ ka zbuluar trupin e tij pa muskuj pas një dijete të rëndë që i ka ndihmuar të humbë 500 kalori në ditë, për xhirimet e filmit ‘In the heart os the sea’. Ai në fotografinë e postuar ka thënë se nuk i rekomandon askujt këtë dietë.

Shia LaBeouf për rolin e tij në filmin e vitit 2014 ‘Fury’ nuk ka mundur të përkushtohet më shumë se kaq. Që kur regjisori i ka thënë se ata duhet të japin gjithçka nga vetja, ditën pasi ai ka marrë rolin i ka hyrë punës. Ai është pagëzuar si i Krishterë dhe ka kaluar gjithë muajin duke jetuar si personazhi që ka luajtur. Aktori ka nxjerrë dhëmbin e tij, ka prerë fytyrën, ka shikuar kuaj derisa vdisnin dhe nuk ka bërë banjë për katër muaj. 

Për rolin e tij në filmin ‘My left foot’, fituesi i trefishtë i çmimit Oscar, Daniel Day-Lewis nuk ka dalë nga roli i tij edhe në pauza. Ai ka luajtur një të sëmurë me paralizë në tru dhe ekipi realizuar është dashur ta ushqejnë atë me lugë. Aktori ka pësuar edhe dëmtime që kanë shkaktuar që dy nga brinjët e tij të thyhen.          

Jamie Foxx, pos që është dashur të humbë kilogramë për rolin e tij në filmin për Ray Charles, ai edhe ka mbajtur kapakë që i kanë mbyllur sytë në mënyrë që të sheh se si është të jetojë si i verbër. Gjatë dy javëve të para të xhirimeve, Foxx ka pasur edhe ankthe nga këto ‘proteza’. Ai ka thënë: “Imagjinoni t’i keni sytë e mbyllur për 14 orë në ditë. Është si një dënim me burg’. extreme-actors-03

Për filmin ‘Taxi Driver’, Robert De Niro ka punuar 12 orë në ditë si taksist për një muaj. Poashtu, thuhet se ai ka marrë udhëtarë të rastit gjatë pauzave të xhirimeve në New York, transmeton lajmi.net.extreme-actors-04

Heath Ledger për rolin e tij ikonik të Joker në filmin e Batman ‘The Dark Knight’ nga Christopher Nolan, ka treguar: “Jam ulur në një dhomë të hotelit në Londër për nj muaj rresht, jam mbyllur, kam bërë një ditar dhe kam eksperimentuar me zëra të ndryshëm – për të zbuluar se si ta bëj më së miri qeshjen e famshme. extreme-actors-05

Adrien Brody për rolin që i ka fituar çmimin Oscar në filmin ‘The Pianist’, ka treguar: “Kam dalë nga apartamenti im, kam shitur veturën, jam larguar nga telefonat dhe jam larguar nga vendi. Kam marrë dy çanta dhe sintin dhe kam shkuar në Evropë”. extreme-actors-06

Natalie Portman për ‘Black Swan’ ka kaluar 8 orë në ditë në ushtrime dhe ka humbur 10 kilogramë, për rolin e saj si një balerinë që kërkon perfeksionin. Orari i gjatë dhe dieta kanë ndikuar keq në aktoren, e cila ka hequr brinjën nga vendi. Ajo madje ka thënë se ka pasur netë kur ka menduar se me të vërtetë do të vdiste, transmeton lajmi.net.extreme-actors-07

Charlie Theron me të vërtetë ka shkuar në ekstreme me transformimin e saj në vrasësen serike Aileen Wuornos për filmin e vitit 2003 ‘Monster’. Ajo ka vendosur dhëmbë artificialë, ka vendosur shtresa në fytyrë , ka hequr vetullat dhe ka rralluar flokët. Ky rol i ka fiuar çmimin Oscar.extreme-actors-09

Regjisori David Fincer, Rooney Mara dhe artisti i grimit Pat McGrath kanë kaluar 2 ditë duke provuar 26 dukje të ndryshme për rolin e Lisbeth Salander që Mara do të luante në filmin ‘The Girl with the Dragon Tattoo’. Ajo ka prerë flokët dhe i ka ngjyrosur me të zezë, ka zbardhur vetullat, ka bërë tatuazhe dhe ka vendosur vathë dhe ‘piercing’ madje edhe në majat e gjoksit. Me gjithë këto ndryshime ajo është transformuar dhe ka thënë se ndihej si të ishte në kostum, edhe në skenat ku ishte komplet e zhveshur.

extreme-actors-11

Jamie Dornan për rolin e tij të një vrasësi serial në serialin ‘The Fall’ ka treguar se ai ka ndjekur një grua nga treni, duke provuar të shehë se si është të ndjekësh dikë në jetën reale./lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/aktoret-qe-kane-shkuar-deri-ne-ekstreme-per-tu-pergatitur-per-rolet-e-tyre-foto/#sthash.T24vjxvu.dpuf

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button