Shoqatat dhe nismat ekologjike ia rikujtojnë Qeverisë kërkesat për parandalimin e ndotjes së ajrit

Shoqatat dhe nismat ekologjike, kanë ripërsëritur kërkesat e tyre për të zgjidhur problemin me ndotjen enorme të ajrit. Ata konstatojnë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunat e RM-së, nuk e kanë zbatuar asnjë nga masat afatshkurta për zvogëlimin e grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2.5, njofton Portalb.

Nga shoqatat dhe nismat ekologjike, rikujtojnë se këto të fundit kanë qenë të kërkuara me ultimatum në protestën e 28 dhjetorit, megjithatë pushteti nuk i ka zbatuar.

“Që t’i parandalojmë institucionet edhe më tej të luajnë me shëndetin tonë dhe që të luftojmë për të drejtën kushtetuese për ajër të pastër dhe mjedis të pastër jetësor, së shpejti do të fillojmë me aksionet e paralajmëruara qytetare. Afatet të cilat bashkë me qytetarët ua dhamë institucioneve janë të shkelura, për këtë do të pasojë përgjigje përkatëse nga qytetarët”, shkruhet në njoftimin e shoqatave dhe nismave ekologjike.

Përndryshe, në protestën e 28 dhjetorit përpara Qeverisë së Maqedonisë, protestues përpos nga Shkupi kishte nga Tetova e Manastiri të udhëhequr nga organizatat ambientaliste në qytetet përkatëse.

Ata Qeverisë i dhanë ultimatum që nëse deri më 15 janar 2016 nuk plotësohen kërkesat e tyre do të bllokojnë qytetet që janë të rrezikuara nga ndotja, megjithatë kjo e fundit ende nuk ka ndodhur.

Këto janë kërkesat për zbatimin e masave emergjente brenda 24 orëve për tejkalimin e vlerave maksimale ditore të ndotjes.

Për sektorin e TRANSPORTIT:
-Të përgatitet plan për regjimin e trafikut që do të aktivizohet në të njëjtin moment kur të kalohet kufiri i lejuar i materieve ndotëse ose nëse ajo zgjat më shumë se 24 orë. Zbatimi i planit duhet të përfshijë koordinim në mes të Komunës kompetente (Qyteti i Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe qyteteve të tjera) dhe Ministrisë së Brendshme. Në këtë plan, kërkohet të përfshihen masa për të ulur koston e transportit publik në ditët kur përqendrimi i materieve ndotëse është alarmant ;

-Plani të përfshijë ndalim për lëvizjen e automjeteve me standard më të ulët se Euro 4 dhe automjeteve me naftë;
-Në zonën qendrore të qytetit të mos ketë lëvizje të makinave për pasagjerë, por trafiku të zhvillohet vetëm nëpërmjet mjeteve të transportit publik (autobusë dhe biçikleta) përderisa zgjatë gjendja alarmante ;

Për sektorin e INDUSTIRSË:
-Ndalim i përkohshëm i punës për industrinë (me leje A dhe B të integruara) dhe futjen e ndërprerjeve të përkohshme në ditët me ndotje të lartë dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët ne lidhje me kontrollin e bërë;
-Fuqizim i mbikëqyrjes dhe kontroll i vazhdueshëm mbi objektet industriale (subjektet me leje A dhe B të integruar) dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë;

Për sektorin e NDËRTIMIT:
– zbatimin e detyrueshme të masave për mbrojtje nga emisionet e pluhurit për të gjitha objektet;
-Të zbatohet inspektim i rregullt nga ana e inspektorëve kompetente dhe transparencë të plotë në raportim për qytetarët rreth kontrollit të bërë ;
-Ndalim të përkohshëm të punëve ndërtimore të cilat emetojnë pluhur në territorin e qytetit, në ditët me ndotje të lartë.

Rikujtojmë se me 17 dhe 18 dhjetor protesta kundër ndotjes së ajrit janë mbajtur edhe në Tetovë.

Lexo: Shkup, protesta para Qeverisë,do të bllokohen qytetet nëse s’merren masa (VIDEO-FOTO)

Lexo: “Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

Lexo: Tetovë, protestuesit: Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button