Edhe një shqiptar nga Maqedonia vishet “kuq e zi”

Pas Naser Alijit, kombëtarja e Shqipërisë dëshiron edhe një tjetër talent nga Maqedonia që të jetë pjesë e kombëtares. Bëhet fjalë për djaloshin e ri nga Shkupi, Jasir Asani i cili është pjese e kampionit të Maqedonisë, Vardarit. Në adresë të skuadrës së tij ditë më parë Federata e futbollit të Shqipërisë (FSHF) kishte dërguar një letër, duke kërkuar që t’ua lirojnë futbollistin e tyre Jasir Asani nga data 21 deri me 31 janar për të marrë pjesë në një turne miqësor futbolli në Antalia të Turqisë.

Pas 10 ditëve, ka ardhur edhe përgjigja e Asanit. Ai sëbashku me ekipin e Vardarit, kanë rënë dakord për të pranuar këtë ftesë, ndërsa Asani do të qëndroj në Antali rreth katër ditë, ku do të testohet në disa ndeshje kontrolluese që ka caktuar përfaqësuesja e Shqipërisë.

“Pas 10 ditëve, prej kur pranova ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë U21 që edhe un të jem pjesë e tyre në Antali të Turqisë, pas bisedimeve me Vardarin të dyja palët ramë dakord që të bashkëngjitëm me talentet tjerë shqiptarë të këtij turneu. Skuadra ime Vardari, nuk ka qenë kundër udhëtimit tim drejt Turqisë, përkundrazi ata më kanë mbështetur që edhe un të testohem te kombëtarja shqiptare U21. Ata më kanë dhënë leje që për 4 ditë të qëndroj në Antali. Tani mua nuk më ngelët gjë tjetër vetëm se të tregoj vlerat e mia në ato ndeshje që do ti zhvillojmë”, deklaroi Jasir Asani për gazetën e përditshme nga Maqedonia, “Koha”.

Sulmuesi shkupjan më herët ka veshur edhe fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë, U21 ku ka zhvilluar disa ndeshje, mirëpo ëndrra e tij ngelet që një ditë të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. “Unë kam qenë pjesë edhe i reprezentacionit të Maqedonisë U21, ku dhe kamë të luajtura disa ndeshje, mirëpo si çdo shqiptar edhe un do të kisha dëshiruar që një ditë të luaj para publikut shqiptar me fanellën e kombëtares Shqiptare. Shpresoj së një ditë do të realizohet ëndrra ime që e kam nga fëmijëria”, tha Asani. Jasir Asani tani ndodhet në Shkup, ku është duke zhvilluar përgatitjet me skuadrën e tij, ndërsa me 20 janar do të udhëtoj drejt Antalisë për tu bashkangjitur në kampin e kombëtares Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button