Dimitriev: Do të sigurojmë zgjedhje të lira dhe demokratike

“Republika e Maqedonisë është në një moment të rëndësishëm dhe para një sfidë të madhe. Tensionet t’i zëvendësojmë me harmoni ndërsa konfliktin me bashkëpunim.  Të dëshmojmë se ne maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe të tjerët kemi kapacitet dhe dituri që t’i përballojmë sfidat drejtë të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë”, tha Emil Dimitriev, për të shtuar se të pranohet roli i kryeministrit, në kohën kur duhet t’i organizoj zgjedhjet e ardhshme është një sfidë, por edhe përgjegjësi e madhe.

“Qeveria e re që do ta udhëheqë do të mënjanoj t’i gjitha dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllimi jonë është zgjedhje të lira dhe demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë. mbështesim dhe inkurajojmë KSHZ-në që të jetë një forcë shtytëse për një proces zgjedhor i cili do na bëj krenar si komb dhe zgjedhje të cilat do të jenë të besueshme për të gjithë”, tha Dimitrhiev.

Dimitriev i ka bërë thirrje opozitës që të jenë konstruktive dhe të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përndryshe, mbrëmë me 71 vota “pro”, 9 “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër” deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritë jeshile Qeverisë së re Kalimtare.

Mandatarit të Qeverisë së re Kalimtare, Emil Dimitriev, iu votua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, propozimi për punën dhe përbërjen e Qeverisë, njofton Portalb.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq do të fillojë zbatimi nga 24 shkurti i vitit 2016.

Lexo: Me 71 vota “për”, deputetët e shumicës parlamentare i dhanë dritë jeshile Qeverisë Kalimtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button