Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni kryesisht do të jetë me mjegulla dhe temperatura mjaft të ulëta. Mëngjesi do të shënojë temperatura polare, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat paksa të zbuten, megjithatë, temperaturat nuk do të kalojnë mbi 0 gradë celsius, njofton Portalb.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -10 deri më -17 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të sillen nga -4 deri më 0 gradë celsius.

Në mbarë vendin nuk do të ketë kushte për reshje, përveç në vendet më të larta malore ku pritet të ketë reshje të dëborës.

Gjatë mbrëmjes pritet që temperaturat përsëri ndjeshëm të ulen, ndërkaq që edhe në ditët në vazhdim na pret mot mjaft i ftohtë.

Edhe Shkupin e pret mot i ngjashëm, me mjegulla dhe temperatura mjaft të ulëta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -10 deri më -15 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 0 gradë celsius gjatë ditës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button