Mbretëresha Elizabeta, do të festojë ditëlindjen e saj të 90-të, me aheng madhështorë

Të gjithë ju që jetoni dhe veproni në Londër, nëse keni 197,95 euro do të mund ta takoni Mbretëreshën Elizabeta.

Kjo ngase Mbretërsha, sapo ka njoftuar se do të organizojë një aheng për ditëlindjen e saj të 90-të, e që pjesëmarrja është paraparë të jetë me bileta e që çmimi i takon shifrave të cekura më lartë, përcjellë Klan Kosova.

Monarkia e cila pa dyshim ka etje të pashuar për të festuar do të organizojë ahengun në rrugët më të famshme londineze.

Dicka të tillë ka bërë të ditur nipi i mbretëreshës Peter Phillips, i cili edhe njoftoi për çmimin dhe për detajet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e organizuar duke treguar se do të jetë një atmosferë karnavalesh, përcjellë Klan Kosova.

Ky i fundit bëri të ditur gjithashtu se rreth 10 mijë mysafirë  të përfaqsuesve të patronazheve të Mbretëreshës do të jenë pjesë e ahengut të diitëlindjes së 90-të të saj.

Megjithatë përfaqësuesit e Mbretërisë, dolën me një deklaratë ku thuhet se shitja e biletave nga ana e tyre për të mundësuar pjesëmarrjen e të tjerëve në ditëlindje, nuk ka qëllime fitimprurëse, pasi që të gjitha mjetet e grumbulluara do të u dedikohen rreth 600 organizatave të bamirësisë për nevojat e tyre, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button