Shqipëria do të regjistrojë shtetasit që banojnë jashtë saj

Qeveria e Shqipërisë miratoi Projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë, duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor si një hap i parë për të garantuar më pas edhe të drejtën e votës për emigrantët, në vendet ku ata jetojnë e punojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përmes një konference për mediat, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ky është një proces mjaft i rëndësishëm në kuadër të një procesi tjetër, krijimi i regjistrit unik të shtetasve dhe adresave, i quajtur “Popullimi’’, i cili do t’u japë fund dyshimeve apo mungesës së informacionit që kemi pasur në këto njëzet e kusur vjet, sesa shqiptarë jemi brenda kufijve dhe ku banojmë”, tha ministri i Brendshëm.

Sipas Tahirit, kjo është hera e parë në 25 vjet që shteti dhe shoqëria i kthejnë borxhin mbrapsht duke krijuar një mundësi për t’i regjistruar dhe një mundësi maksimale për t’u dhënë shërbime në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button