Selimi i bindur se populli nuk do t’i lë të gabojnë Thaçin e Mustafën

“Thyerje e rendit kushtetues në tentativë” e ka quajtur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi nënshkrimin e dy marrëveshjeve atë me Serbinë për Asocacionin dhe me Malin e Zi për demarkacionin.

Kësisoj e ka quajtur në “Interaktiv” të KTV-së ai i bindur se populli nuk do t’i lejojë ata që të gabojnë e të shkelin Kushtetutën.

Deputeti Selimi e ka quajtur protestën e së shtunës “kyçe në rrugëtimin e opozitës” në kundërshtim të dy marrëveshjeve, e të cilat ai i ka quajtur tejet të dëmshme për Kosovën.

Ai ka thënë se masiviteti i saj duhet të jetë sihariq për Isa Mustafën e Hashim Thaçin se populli nuk i do më në krye të shtetit.

“Faktor në këtë rrugëtim është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse e forcon argumentin tonë se në krye të shtetit kemi shkelës të Kushtetutës”, ka thënë Selimi.

Selimi ka kundërshtuar edhe njëherë deklarimet e policisë – duke kujtuar se ato tashmë janë kthyer në një satirë – që kanë parë 8 mijë protestues. Ai ka thënë se nuk dëshiron të kapet për numra, duke mos komentuar fort as numrin e thënë nga subjektet opozitare, e që ka qenë 100 mijë protestues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button