Këshilli Opozitar: Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!

Këshilli Opozitar e informon publikun se është duke i vazhduar tribunat në temën “Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!”, të cilat kanë për qëllim ta artikulojnë dhe bashkojnë zërin opozitar të shqiptarëve të Maqedonisë.

Përpos në të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni, këto tribuna do të organizohen edhe në mërgatë, ku do të dëgjohet edhe zëri i mërgimtarëve shqiptarë, zëri i atyre që flijuan dhe investuan aq shumë për vendlindjen  e tyre, por të cilëve atdheu nuk ua ktheu thuajse me asgjë, përpos me brengën për të ardhmen e shqiptarisë dhe të atdheut të tyre.

Nga aty informojnë se këto tribuna janë të hapura për të gjithë, se pjesëmarrja në to nuk është e kushtëzuar nga asgjë, përpos nga qëndrimi dhe mendimi individual, se në këto debate jenë të mirëseardhur të gjithë që kanë ide dhe gatishmëri të ndihmojnë në gjetjen e rrugëve drejtë së ardhmes.

“Pjesëmarrja aktive në tribunat me temë “Bëhu edhe ti opozitë e së keqes!” më së paku është e kushtëzuar me të qenit anëtar i Këshillit Opozitar ose i organizatave joqeveritare dhe partive politike që e kanë mbështetur Këshillin. Këshilli Opozitar e informon publikun se do të vazhdojë me aktivitet e veta për ta kultivuar vetëdijen politike se ne mund të jemi dhe të veprojmë bashkë edhe kur mendojmë ndryshe”, përfundon kumtesa e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button