Arsenali në janar pas Diego Costas?

Pas Radamel Falcaos, Atletico Madrid mund të humbasë edhe Diego Kostan. Arsenal do t’i ofrojë 38 milion euro klubit madrilen për të marrë shërbimet e 25-vjeçarit në merkaton e Janarit. Sulmuesi me origjinë braziliane, por që do të luajë me përfaqësuesen e Spanjës, po shkëlqen me fanellën e Atletico-s këtë sezon, duke bërë që klubet më të mëdha evropiane të shfaqin interes për të. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dhe drejtori sportiv i topçinjve, Steve Rowley, kanë dalluar te Costa njeriun ideal për të përforcuar sulmin e londinezëve.

Drejtuesit e Arsenalit do të jenë në stadium në dy takimet e radhës të “Los Colchoneros” për të parë nga afër paraqitjen e Ish sulmuesit të Valladolid. Mosarritja te Luis Suarez verën e kaluar ka bërë që klubi anglez të hidhet totalisht në sulm për Diego Costa. Duke ditur që paratë nuk mungojnë, tekniku Arsen Wenger do të bëjë çmos për të sjellë në stadiumin “Fly Emirates” një sulmues të madh.

Diego Costa i ka bërë një nisje fantastike sezonit, pasi ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje të zhvilluara me Atletico Madrid. Duke kryesuar edhe listën e kryegolashënuesve të La Liga së bashku me Cristiano Ronaldo me nga 17 gola secili.

Lajme të ngjashme

Back to top button