Thaçi: Faktori ndërkombëtar ndëshkoi politikat mashtruese të BDI-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në prononcimin e tij për media lidhur me  konkluzionet e djeshme të Bashkimit Evropian tha se faktori ndërkombëtar ndëshkon politikat e gabuara të Qeverisë e posaçërisht  BDI-së. 

“Me politikë tejet e gabuar të qeverisë të Maqedonisë, më së shumti të Ahmetit dhe të BDI-së, me politik e mashtrimit 6 vjeçar me gënjeshtrat të një pas njëshme, unë kam bindjen e plotë se do të ndëshkohet fortë nga shqiptarët kur do që të jetë mundësia. 

Përgjegjësia ka mbërri te dera e dhomës të Ali Ahmetit dhe nuk  ka ai pse të fshihet tash, duhet të del të na i sqarojë se cilët ishin turnet diplomatike dhe mashtrimet e radhës së tij. Mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të jenë përgjegjës për këtë situatë” tha Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd Peter N. Dju.

Lajme të ngjashme

Back to top button