Justin Timberlake rikthehet me një tjetër film

Justin Timberlake ka firmosur kontratën për të bërë muzikë dhe për të dubluar zërin e një personazhi protagonist në filmin e ri të animuar të “Dream Works”.

Në komedinë e titulluar “ Trolls”, Timberlake do të shkruajë dhe do performojë këngë origjinale.

Në një deklaratë të marrë nga “E! News” këngëtari dhe aktori i njohur  shpreh se është shumë i entuziazmuar nga ky projekt i ri.

“Gjithmonë kam dashur që t’i bëjë bashkë të dyja botët, të filmit dhe të muzikës dhe jam shumë i emocionuar që kjo do ndodh në “Dream Works”. Ky film do të jetë shumë special, muzika do të jetë shumë speciale,”- rrëfeu Justin.

Timberlake kthehet përsëri në  botën e kinematografisë pas një shkëputje në prill të viti të kaluar, kur erdhi në jetë djali i tij, Silas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button