FSHF krijon klubin “Tifozët e Kombëtares”

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën për realizimin e projektit “Klubi Tifozët e Kombëtares”.

Projekti ka për qëllim krijimin e një serie privilegjesh dhe avantazhesh për komunitetin e tifozëve rreth kombëtares, të cilët do të kenë interes të anëtarësohen në këtë klub.

Në këtë projekt është parashikuar përfshirja e sa më shumë anëtarëve dhe për t’u bërë anëtar duhet të regjistrohesh në faqën fshf.org dhe të jesh sa më aktiv në mbështetje të kombëtares, raporton Super Sport në një intervistë me specialistin e Marketingut Gazmend Malo.

Sipas federatës, disa nga përfitimet e anëtarëve do të jenë, pajisja me bileta për ndeshjet e Kombëtares dhe çmime preferenciale per biletat e ndeshjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button