Forcat turke konfiskojnë mbi 13 ton kanabis, arrestohen 10 shtetas të huaj

Në operacionin e mbështetur edhe nga ajri të Forcave turke të sigurisë ndaj një anijeje me flamur të Bolivisë e cila ishte përcaktuar se trasportonte lëndë narkotike në verilindje të Portit Tobruk të Libisë në ujërat ndërkombëtare janë arrestuar 10 persona, shtetas të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se të dyshuarit me anijen në fjalë po transportohen në drejtim të Turqisë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet e Departamentit të anti-drogës në drejtorinë e përgjithshme të Polcisë mësohet se policët e anti-drogës si rezultat i informacioneve të shërbimeve inteligjente janë duke kryer punime efektive kundrejt organizatave kriminale të cilat dëshirojnë të trasnportojnë drogë në vendet evropiane me anë të rrugëve detare.

Policia turke pasi ka marrë informacionin se një anije ishte ngarkuar me sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga një port në Siri, ajo ka bashkëpunuar me komandën e rojes bregdetare dhe me institucione të tjera ku dhe në ujërat ndërkombëtare në verilindje të portit Tobruk në Libi ndërmori një operacion të mbështetur edhe nga ajri ndaj një anijeje me flamur të Bolivisë. Si rezultat i operacionit u konfiskuan 13.6 tonë pluhur kanabis të cilët ishin të paketuar në kontejnerë të ndryshëm.

Lënda kanabis pluhur e cila vlerësohet se burimin e kishte nga Siria pasi ishte presuar është ngarkuar brenda kontejnerëve në një port në Siri dhe se kishte synim të shpërndahej në vendet e Evropës.

Ndër të tjera mësohet se gjatë operaconit në anije u arrestuan 10 shtetas të huaj dhe se të dyshuarit janë duke u sjellë bashkë me anijen në Turqi.

Gjithashtu theksohet se pavarësisht kushteve të këqija të motiti forcat turke të sigurisë kanë kryer një operacion të suksesshëm.

– I ndërprenë rrymën elektrike

Mësohet se kur operacioni nisi fillimisht u bë e mundur ndërprerja e funksionimit të të gjitha komponenteve elektrike, ku në këtë mënyrë u mbyllën kanalet e jashtme të komunikimit në mënyrë që të dyshuarit në anije të mos arrinin të kryenin kontakte të komunikimit. Anija në fjalë njoftohet se me anën të anijes rimorkuese do të dërgohet në portin Mersin ose në Marmaris.

Gjtihashtu është theksuar se hetimi ndaj të dyshuarve të arrestuar do të bëhet nga prokurorët e Republikës së Turqisë.

– Po kryejnë operacione të suksesshme

Ndër të tjera mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me udhëzim të Ministrisë së Brendshme për të qenë sa më efektiv në luftën kundër narko-trafikantëve formoi Departamentin e anti-drogës. Ky departament me njësitë “narkotim” me operacione të suksesshëm po lufton bindshëm ashtu sikundër shpërndarësve të drogës nëpër rrugë ashtu edhe ndaj trafikantëve në arenën ndërkombëtare.

Policia turke në kuadër të kësaj edhe në nëntor në afërsi të brigjeve italiane ndihmoi forcat e sigurisë italiane për kapjen e anijes me 13 ton drogë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 12 persona të dyshuar të cilët u hetuan nga prokuroria e Siçilisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button