Hammond: Koreja e Veriut është kërcënim për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe Philip Hammond ka dërguar porosi me të cilat i dënon pohimet se Koreja e Veriut me sukses ka testuar bombën me hidrogjen, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Absolutisht dënojmë këtë situatë”, deklaroi Hammond, i cili qëndron për vizitë në Kinë, pasi agjencia koreanoveriore e lajmëve  KCNA njoftoi se ushria e Koresë së Veriut me urdhër të presidentit të vendit Kim Jong-un me sukses ka testuar bombën me hidrogjen.

“Nëse Koreja e Veriut ka aktivizuar mjetin bërthamor, kjo paraqet provokim dhe shkelje serioze të vendimit të Këshillit të Sigurimit të KB-ve. Absolutisht dënojmë këtë situatë”, tha Hammond, dhe shtoi se ndodhitë e fundit tregojnë në faktin se Koreja e Veriut paraqet kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button