Rruga “Brigada e II Maqedonase”, Trajanovski harroi premtimin e dhënë në zgjedhje

Rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” në lagjen Shkup-Veri edhe për një kohë të gjatë do të mbetet e shkatërruar, me gropa të hapura dhe trotuare të dëmtuara. Kryetari i Komunës së Butelit Petre Llatinovski fajin për këtë ia hedh Qytetit të Shkupit, pasi sipas tij pikërisht komuna e Shkupit është ajo që duhet të bëj ndërtimin e kësaj rruge, njofton Alsat M.

Ndërkohë, gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, më 29 mars të vitit 2013 Koce Trajanovski i shoqëruar nga kreu i Butelit Petre Llatinovski kishin premtuar fillimin e ndërtimit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase”.

Pavarësisht këtij pretimi, kreu i Shkupit Trajanovski më 3 dhjetor deklaroi se rruga “Brigada e Dytë Maqedonase” nuk është parashikuar në planin vjetor të ndërtimeve për vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button