Ndryshime te FC Shkupi, shkon Ramadani vjen Ganiu

Skuadra e FC Shkupi ka bërë ndryshime në stafin e trajnerëve, duke e liruar për të bërë transferin e radhës trajnerit Zekerija Ramadani i cili me shumë sukses udhëhoqi klubin në ngjitjen në Ligën e Parë.

Tani kryesimin e skuadrës së FC Shkupi e ka marrë drejtori sportiv i skuadrës, Visar Ganiu, i cili e njeh mirë ekipin dhe nuk duhet të paraqes asnjë problem për skuadrën nga Çairi.

Të përkujtojmë se trajneri Zekirija Ramadani dje kishte marrë ofertë nga skuadra e superligës së Shqipërisë, Flamurtari, ndërsa kryesia e klubit i kishte lënë duar të lira për të bërë zgjedhjen.

Skuadra e FC Shkupi ka paralajmëruar se grumbullimi i parë do të ndodhë të hënën me fillim në orën 11:00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button