Zyrtare, largohet Benitez, vjen Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez përmes një konference për media ka njoftuar shkarkimin e Rafa Benitezit.

Ai po ashtu njëherësh ka njoftuar se drejtimin e skuadrës do ta marrë legjenda Zinedine Zidane, i cili ishte trajneri i Real Madrid Castillas.

“Kam marrë një vendim shumë të vështirë për mua, pasi kemi shkëputur kontratën e Rafa Benitezit si trajner i Real Madridit”, tha Perez gjatë konferencës për media.

“Ne po ashtu kemi vendosur që drejtimin e skuadrës ta marrë Zinedine Zidane, i cili është legjendë e kësaj skuadre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button