Pritet arrestimi i “Dajës”?

Shumë shpejt pritet të ngritët aktakuzë ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, i njohur me nofkën “Daja”, pritet të arrestohet nga EULEX, si i dyshuar në lidhje me disa vepra penale.

Burimet e Indeksonline, të afërta me këtë proces, kanë thënë se, prokuroria do t’a ndjekë deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, për disa vepra penale që dyshohet se janë kryer paslufte.

Indeksonline ka kontaktuar me avokatin e Azem Sylës, Tomë Gashin, i cili nuk është në dijeni që EULEX ka rinisur hetime ndaj klientit të tij.

“As z.Syla, as unë, nuk jemi ftuar për ndonjë intervistë nga prokuroria e EULEX-it”, ka thënë shkurt Gashi.

Sipas tij, hetimet ndaj Azem Sylës kanë pushuar vitin e kaluar, por nëse ka prova të reja atëherë askush nuk mund ta ndalë EULEX-in për të ngritur aktakuza.

Ndryshe, Syla ishte hetuar për disa muaj nga EULEX në lidhje me pretendimet e Nazim Bllacës të bëra në vitin 2010.

Por, Misioni Evropian për Sundim të Ligjit, vitin e kaluar kishte pushuar hetimet ndaj komandant “Dajës”, me arsyetimin se nuk ka prova të ngritët aktakuzë ndaj tij./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button