Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve shtyhet për një javë

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë.

Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00, njofton Klankosova.tv. Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Avokatja e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, Venkatesëari Alagendra, në seancën e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë, ka paralajmëruar se Krasniqi mund të kërkojë të largohet nga salla me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin. Mendoj se mund të qëndrojë edhe pak, por do na e thotë në qoftë se ka nevojë që të largohet dhe nëse na lejoni që të largohet”, i tha ajo gjykatësit, i cili e pyeti nëse klienti i saj është OK dhe a mund të qëndrojë në sallën e gjyqit.

Pas kësaj, seanca ndaloi për pauzë, për të vazhduar më pas sërish e mbyllur për publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button