Ivanov: Festat të na sjellin gëzim familjar, dashuri dhe gëzim

­ Viti i Ri çdoherë i zgjon ndjenjat më të sinqerta dhe pritjet tek secili prej nesh. Për këtë arsye ne me padurim që i vjetri të shkojë sa më shpejt, në mënyrë që i riu të vijë dhe me vete të sjellë shpresë të re.

Shpresë se në vitin që vjen do të kemi shëndet, do të përhapim dashuri dhe mirësi, do të jetojmë në lumturi dhe gëzim. Shpresë se atë gëzim do të mund ta ndajmë me të afërmit tanë, thekson në fjalimin e tij të Vitit të Ri presidenti Gjorge Ivanov. Për këtë arsye, thekson Ivanov, t’u kushtojmë dashuri dhe vëmendje familjeve tona, fëmijëve tanë, fqinjve dhe miqve tanë.

“Të jemi solidarë ndaj të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe ndaj secilit që ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tonë. Të jemi falënderues ndaj mbrojtësve trima të sigurisë sonë, për të cilët edhe sonte Maqedonia mund të flejë qetë dhe pa brenga të festojë”, shton Ivanov.

Duke dëshiruar Vit të Ri 2016 me fat dhe të begatë, presidenti Ivanov thotë se festat që na vijnë në shtëpinë tonë, të na sjellin gëzim, lumturi dhe fat familjar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button