Rrëfimi i oficerit serb nga Kosova: Fqinji më ka përdhunuar nënën 83 vjeçe, më pas ka vdekur

Fqinji V.S. (30) nga Bellopoja afër Pejës më ka dhunuar nënën para tri viteve në shtëpinë tonë në Kosovë. Për dy orë kishte abuzuar me të, kurse nga traumat, shoku, stresi dhe trishtimi më vonë ka ndërruar jetë, me këto fjalë e kishte filluar rrëfimin e tij për “Informer”, nënkoloneli i pensionuar dhe veterani i ushtrisë serbe M.J

Gjatë një interviste dhënë Informer, ai ka deklaruar se sulmuesi i të njëjtit nacionalitet është dënuar në gjykatën e Prishtinës me një vit burg, por në fund të tetorit kur edhe është dashur të vuaj dënimin ka ikur për në Beograd, dhe siç thotë M.J. sulmuesi i cili i ka përdhunuar nënë tani shëtit lirshëm nëpër qytet, transmeton lajmi.net.

M.J. thotë se nëna e tij ishte përdhunuar më 20 dhe 21 gusht të vitit 2012, kurse sulmuesi kishte hyrë në shtëpinë e tyre përmes tarracës.

“Nëna e kishte lutur që ta lërë të qetë, ajo i kishte thënë se është e sëmurë dhe se vuan nga kanceri në zonën gjenitale duke shpresuar se do të arrijë t’ia ndërrojë mendjen, por edhe as ky tentim nuk i ka kryer punë, pasi V.S. ia kishte mbyllur gojën dhe e kishte përdhunuar. Nëna ime ka qenë plakë por jo edhe e sëmurë deri atë natë. Prej atëherë gjithçka ndryshoi…Ajo kishte shkuar të mjeku dhe pas dy viteve ndërroi jetë. Para se të jepte frymën e fundit më ka thënë se nuk dëshiron që ti hakmerret atij djaloshi të ri, por se patjetër duhet të vuaj dënimin me burg, me qëllim që ti shërbej si mësim dhe të mos ia bëjë ndonjë gruaje tjetër”, ka shtuar nënkoloneli i pensionuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button