Kërkesat e Janevës i rrisin edhe rrogat e prokurorëve të tjerë

Meqë para më shumë se dy muajsh prokurori publik Marko Zvërlevski kërkoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet e prokurorisë publike me të cilin do të mundësohen rrogat dhe kompensimet adekuate, kurse ndryshimet e propozuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, kjo edhe po ndodh. Qeveria i propozoi ndryshimet, kurse ato me procedurë të shpejtë arritën në kuvend, njofton REL.

“Reagimi i shpejtë për gjetjen e një zgjidhjeje në Prokurorinë e rregullt publike është inicuar në kohën e formimit të Prokurorisë speciale publike, sepse prokurori special publik doli me një propozim – buxhet real për mbulimin e nevojave të kompetencave komplekse që iu dha sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Nëse njeriu dëshiron t’i shohë punët duke rrjedhur në mënyrë normale, nuk mund të nxjerrë një konstatim të tillë. Unë mendoj se formimi i PSP (prokurorisë speciale publike) i shqetësoi disa, sepse nuk patën sens për zgjidhjen e problemeve të shpërfaqura me kohë”, thotë Tërpenovski.

Më 13 tetor, nëpërmjet një lajmërimi, Prokuroria publike kërkoi rritjen e rrogave dhe kompensimeve, duke mos e fshehur se shkas ishte buxheti dhe fitimi i kërkuar prej Prokurores speciale publike Katica Janevës. Këto mjete provokuan pakënaqësi te prokurorët tjerë. Por atëherë edhe kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë Petar Ançevski dhe njeriu i parë i Prokurorisë Zvërlevski e mohuan se para kësaj kishin qenë të qetë për sa i takon problemit të parave, por se, përkundrazi, e kanë theksuar me vite gjendjen e keqe.

Se vendimi i tanishëm për rritjen e rrogave është motivuar nga prokuroria publike mendon edhe analisti politik Albert Musliu.

“Nuk e di si do të ndikojë kjo në punën e prokurores speciale publike, por jemi dëshmitarë se në çdo mënyrë përpiqen ta ngadalësojnë këtë punë, madje edhe ta njollosin  përpara opinionit, kështu që, nëse jo më shumë, prokuroria e rregullt duhet ta falënderojë Katica Janevën, të cilën mund ta shfrytëzojnë edhe si një nxitëse që qeveria t’i plotësojë kërkesat që i shtrojnë me vite të tëra”, deklaron Musliu.

Përndryshe, me ndryshimet e tanishme, Prokurorët publikë do të marrin rroga për 35 – 50 % më të larta për punën shtesë dhe për punën gjatë festave. Me propozim ligjin paraprak të qeverisë, pritej që prokurori publik Zvërlevski të jetë kontrollor i lartësisë së kompensimeve edhe për prokurorët të cilët punojnë te Janeva, por, pas reagimit të saj publik, komisioni i kuvendit për sistem politik e miratoi amandamentin e shumicës së kuvendarëve me të cilin asaj iu mundësua caktimi i rrogave të prokurorëve publikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button